September 24, 2024
BallinaMaqedoni

Izet Mexhiti takim kokë më kokë me çlirimtarin e Kosovës, gjeneralin Uesli Klark

Në suaza të vizitës në ShBA, zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti ka takuar a gjeneralin Wesley K.Clark.

“Bisedat me ish-komandantin e Forcave të NATO-s si gjithmonë janë tejet të frytshme dhe bartje e përvojave të jashtëzakonshme.

Diskutuam mbi faktin se siguria dhe paqja ndërlidhen ngusht me bashkëpunimet ndërkombëtare, por mbi të gjitha edhe me zhvillimet ekonomike.

Gjithashtu ndaluam edhe te kontributi i tij i jashtëzakonshëm për paqen, e në veçanti atë të rajonit. Mbi të gjitha u fol edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Aleancës së NATO-s që i japin vendit tonë në rrugën e proceseve euroatlantike, rrugë që padyshim se është në prioritetet tona kryesore.

Gjeneral ju jeni hero i gjallë për ne, faleminderit për mikëpritjen dhe bisedën e çmueshme!”, ka shkruar Mexhiti pas takimit.
—————————-