Maqedoni

Izet Mexhiti: Shqiptarët i kanë ministrat por nuk i kanë ministrit!

Shqiptarët i kanë ministrat por nuk i kanë ministrit. Kështu deklaroi kryetari i LD-së, Izet Mexhiti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për pamundësinë e ministrave shqiptar që të bëjnë punë edhe në ato dikastere të cilat i udhëheqin.

“Shumë shpesh kemi pretendu se duhet ta kemi ministrinë e financave por sot kur e kemi ministrinë e financave, 80% të resorëve ekonomik udhëhiqen nga shqiptarët, e kemi edhe ministrin e arsimit dhe në vazhdimësi ndodhë një diskriminim. Pra nuk është financimi i shkollave shqipe fillore të mesme nuk është i drejtë, sepse aty kanë vendosur në metodologjinë e financimit disa kritere që e diskrimonojnë arsimin në shqip”, tha Mexhiti, duke shtuar se nuk e kupton që pse tani ministrat shqiptar nuk ulen dhe ta përmirësojnë këtë gabim.