Izet Mexhiti mer detyrën si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sot ka pranuar detyrën si ministër i Ekologjisë në qeverin e ere ku krahas kësaj detyre Mexhiti do të jetë edhe zëvendëskryeministër në qeverinë VMRO-DPMNE-VLEN-ZNAM.
Sot më datë 24.06.2024, në zyret e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pranova detyrën e Ministrit në Qeverinë e RMV. Mes tjerash përveç elaborimit të prioriteteve, falënderova tani më ish-ministren Kaja Shukova për kontributin e saj deri më tani.
”Zotohem që në të ardhmen Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të propozojë dhe zbatojë politika për përmirësimin e ambientit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve, si prioritet absolut i yni. Dua të potencoj që në këtë rrugëtim si qeveri do të jemi bashkë me qytetarët dhe me sektorin civil për çdo nismë në të mirën e përgjithshme. Kalojmë në Veprim!” – ka shkruar Mexhiti. /tvklan.mk/