Maqedoni

Ivan Xholev u rizgjodh kryetar i Gjykatës Penale

Ivan Xholev u rizgjodh kryetar i Gjykatës Penale. Ai ishte i vetmi kandidat i paraqitue për këtë pozicion. Ky është mandati i dytë i Xholevit, i cili ishte ushtrues detyre për më shumë se gjashtë muaj. Këshilli Gjyqësor e zgjodhi pasi fitoi pikët maksimale në vlerësimin nga Komisioni.

Xhilev u zgjodh për herë të parë për kryetar në vitin 2017. Sipas anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ai ka njohuri dhe ekspertizë për këtë pozitë dhe është zgjedhur unanimisht.