May 17, 2024
Maqedoni

Ismet Jashari- Komandant Kumanova të dekorohet me “Shqiponjën e Artë” nga presidenti i Shqipërisë (Dokument)

Në kuadër të shënimeve të 25-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ismet Jashari – Komandant Kumanova, Instituti ynë kohë më parë ka dorëzuar propozimin deri te Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, për nderimin e Heroit të Kosovës me DEKORATËN E ARTË TË SHQIPONJËS.
Ismet Jashari është një nga figurat më emblematike të luftës së UÇK-së.
Betimi i tij publik mbi flamurin kombëtar dhe rënia e tij heroike në mbrojtje të atij flamuri, shkaktoi një uragan të fuqishëm mobilizimi dhe faktorizimi të luftës së drejtë çlirimtare të Kosovës, duke fituar edhe mbështetjen e NATO-s dhe aleatëve tanë perëndimorë.
Lavdi e përjetshme Komandant Kumanovës dhe gjithë dëshmorëve të Atdheut!