Ismani: Ekzaminime të reja falas për gratë shtatzëna në spitalin e Kumanovës
Testet e reja laboratorike për monitorimin e gjendjes së fetusit për gratë shtatzëna janë në dispozicion pa pagesë për gratë nga qyteti i Kumanovës në laboratorin biokimik në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, njoftuan sot nga institucioni publik shëndetësor, shkruan MIA, transmeton OPEN.
“Testi prenatal është një metodë që lejon monitorimin e fetusit në tremujorin e parë dhe të dytë të shtatzënisë, nga java e dhjetë deri në javën e katërmbëdhjetë dhe nga java e pesëmbëdhjetë deri në javën e 21-të të shtatzënisë. Ka një kohë që testet janë kryer në laborator. Duhet udhëzim nga gjinekologu ose nga specialistët apo spitali dhe duhet theksuar se analizat janë falas për gratë shtatzëna”, tha shefja e laboratorisë biokimike, Mevlane Ismani.
Bëhet fjalë për skrining integrues për të zbuluar mundësinë e shfaqjes së anomalive gjenetike në fetus.