Ish ushtari Sakip Fetai zgjedhet sekretar i degës së Lëvizjes Besa në Çair
Sonte Lëvizja BESA – Dega e Çairit ka Sekretar të Ri. Kryesia e Degës me shumicë votash emëroi Sakip Fetain.
“Ai është një djalë shembullor, punëtor i dalluar dhe ish Ushtarë i UÇK-së nga Kosharja legjendare.
E kemi thënë në të kaluarën se Lëvizja BESA! ka hapur dyert për kuadro të rinj që janë ambicioz dhe kërkojnë hapësirë për t’u dëshmuar.
Dega e Çairit tani e tutje udhëhiqet dhe menaxhohet nga ushtarë të denjë që kanë për qëllim jetësimin e idealeve.
Na priftë e mbara!
Urime bashkëluftëtar!”, njoftoi kryetari i degës Valon Bela.