Maqedoni

Ish sekretari i NATO-s priti gjatë në kufirin Maqedoni-Kosovë dhe u kthye prapë

1 orë e 15 minuta në kufi me Kosovën në pikën kufitare Ballanoc-Stançiq ka pritur ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson dhe është detyruar të kthehet prap.

Keshtu njoftoi shoqeruesi i tij, Sead Ramadani.

“1 orë e 15 minuta në kufi me Kosovën në pikën kufitare Ballanoc dhe u detyruam me u kthy prap sot.
Një bised e shkurtur me Sekretarin e përgjithshëm të NATOS Lordin Roberson që ishte në periudhën e vitit 2001. Pas falënderimeve i tham edhe nja dy fjal për anën e kundërt të medaljes.
Për malltretimet e njerzve 12 vjet me radh nëpër kufij.
Për pushtetin lokal që nuk ka kompetenca të duhura. si dhe
për shpresën se do të bahet mirë.
Edhe pse Ky skocezi në periudhën filleestare të veprimeve të UCKsë ndonjëher na thojke edhe terroristë po ma vonë filloi ose me e kuptu punën ose me ndryshu mendimin (nëse ju kujtohet)”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Robertson ka vizituar sot Haraçinën dhe Sllupçanin, dy bastione të UÇK-së në vitin 2001, kurse në Maqedoninë e Veriut po qendron me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
Ish komandanti i UÇK-së Xhezair Shaqiri ka komentuar se në këtë 20 vjetor po krrekosen edhe shumë figura që në vitin 2001 ishin kundër UÇK-së.