Ish-presidenti i Perusë, Alberto Fujimori lirohet nga burgu pas më shumë se 15 viteve
Ish-presidenti i Perusë, Alberto Fujimori, është liruar nga burgu i kryeqytetit të vendit, ku i kaloi më shumë se 15 vite prapa grilave.
Siç raporton BBC, qindra mbështetës rrethuan veturën e tij derisa po largohej nga burgu Barbadillo i qytetit të Limas.
Ai është figura më e lartë e vendit, që është burgosur për korrupsion dhe shkelje të drejtave të njeriut derisa ishte në pushtet.
Ish-president po vuante dënimin prej 25 vitesh me burgim, por ishte gjykata ajo që e zvogëloi këtë dënim, duke vendosur ta lirojë.
Fujimori u largua ngas burgu duke bartur një maskë i shoqëruar nga dy fëmijët e tij, Kenji dhe Keiko Fujimori, të cilët humbën zgjedhjet e fundit presidenciale me një diferencë të ngushtë.
Për mbështetësit e tij, Alberto Fujimori ishte presidenti që shpëtoi Perunë nga të këqijat e terrorizmit dhe kolapsi ekonomik.
I biri i emigrantëve japonezë, Fujimori për dekada ishte në pushtet, përkatësisht nga viti 1990 deri më 2000, ku pushtetin e mbajti me grusht të hekurt.