Maqedoni

Ish politikani maqedonas sjell dëshmi: Millosheviq i caktoi udhëheqësit e Maqedonisë së “pavarur”

Kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov dëshmon se “dora e shërbimit” të Serbisë ishte vendimtare gjatë konstituimit të institucioneve të para demokratike në Maqedoni. Sipas tij, diktatori serb Sllobodan Millosheviq ka caktuar se kush (mos) të jetë president dhe kryeministër.

Duke përshkruar se çfarë ndodhi në seancën e Kryesisë tashmë të shpërbërë të RSFJ-së, të mbajtur më 10 janar 1991, me pjesëmarrjen e kryetarëve të republikave (Andov ka qenë prezent si kryeparlamentar sepse Maqedonia ende nuk kishte zgjedhur presidentin e shtetit), Andov rikujton se i preferuar i Millosheviqit ka qenë Kiro Gligorov, që pak më vonë u zgjodh presidenti i parë i Maqedonisë. Kurse në shënjestër të Millosheviqit ka qenë de facto kryeministri i atëhershëm i Republikës Socialiste të Maqedonisë, Petar Goshev, nje politikan i moderuar i cili befasishëm pat ndryshuar kursin e atëhershëm besnik të Shkupit ndaj Beogradit.

Andov rikujton: “Me të dalë nga salla e mbledhjeve (pas pushimit të caktuar), Sllobodan Millosheviqi m’u afrua, më përqafoi dhe më tha: ‘Urime, Stojane! Është mirë që ju zgjodhën për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. Sigurohuni që Goshev të mos bëhet kryeministër’. Kështu ai vazhdon: “Unë iu përgjigja se nuk mund t’i premtoja asgjë, duke sqaruar se partia ime ka 18 deputetë nga gjithsej 120 dhe ne nuk mund të vendosim se kush duhet të jetë kryeministër. Për këtë, Millosheviq shtoi: “Mirë, Kiro (Gligorov v.j.) do të vijë dhe do ta rregullojë”.

Goshev, që sjell këto të dhëna në fejtonjn e tij të rregullt, thotë se nuk ka qenë i habitur që Millosheviq nuk e ka dashur, sepse në atë kohë ka qenë edhe në shenjestër të mediumeve serbe, të cilat e kanë akuzuar se po e prish Jugosllavinë si “doktorant në Slloveni”.

Goshev ishte një nga figurat kryesore politike pak para paavarësimit, por u margjinalizua në rrethana nisterioze menjeherë pas pavarësimit të vendit.

Linku i fejtonit në gjuhën maqedonase: https://plusinfo.mk/miloshevi-sto-ane-vidi-goshev-da-ne-bide-premier-a-ako-ne-mozhesh-kiro-e-do-de-i-e-go-sredi/