Maqedoni

Iseni: Kemi sjellur në Shkup aparaturën më moderne për rezonancë magnetike

Drejtori i SHSH-Shkup, Samir Iseni promovon aparaturën e re për rezonancë magnetike, shkurtohet koha e pritjes për pacientët

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit- Shkup, Samir Iseni, gjatë promovimit të aparatit të ri për rezonancë magnetike, tha se nga lëshimi në përdorim i aparatit, më 17 korrik këtë vit, deri dje, diku janë definuar rreth 476 termine, që i bie në ditë nga nëntë pacientë.
“Të gjithë pacientët që vijnë nga i tërë territori i shtetit nuk janë vetëm nga Shkupi, aparati është siguruar me parat e Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, dhe ky aparat nga aspektin medicinal paraqet majën e diagnostimit dhe jep fotografi detaje të pasqyrës së brendshme”, tha Iseni.
Ai tha se hapjen e kabinetit për rezonancë magnetike në poliklinikën “Idadija” pritet që të ulet koha e pritjes për pacientët për këtë shërbim.