Maqedoni

Isen Shabani: BDI-ja po shpërndanë një dokument fals për të cënuar integritetin tim

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka reaguar pas akuzave të BDI-së se ka përmes një shkrese ai ka spiunuar banorët e komunës së Vrapçishtit duke i akuzuar për vepra kundër ligjore.

Me poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të kryetarit të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.

Të nderuar qytetarë,
E kemi patjetër të reagojmë dhe sqarojmë të pavërtetat e shpërndara nga eksponent te BDI-së, e që direkt cënojnë integritetin tim si bartës i një pozite publike, por edhe si qytetar.
Fillimisht, me bindje të plotë MOHOJ kategorikisht vërtetësinë e atij “dokumenti” që klane të caktuara nga pushteti i turpshëm i BDI-së e shpërndanë në rrjetet sociale. Ajo letër e shpërndarë është FALSE dhe shpërndarësi i saj do të përgjigjet penalisht. Shpifjet e tilla nuk ua mbulojnë turpin që e keni bërë dhe po e bëni vazhdimisht ndaj kombit dhe qytetarëve të këtij vendi.
Çdo person me edukim mesatar, duhet të dijë se çdo dokument zyrtar i dalur nga ndonjë institucion, ka numër arkivor (protokolar), numër pranimi në institucionin ku dërgohet dhe evidenca të ngjashme, të përcaktuara me ligj. Në letrën e nxjerrë nga shpifësit, ata që nuk ia duan të mirën qytetarëve, nuk ka asnjë numër arkivor, asnjë gjurmë protokolare. Kjo e dëshmon edhe më mirë se ajo letër është e FALSIFIKUAR. Prandaj, me këtë punë, që nga ky moment do të merret përfaqësuesi im ligjor. Shpifësit do të mbajnë përgjegjësi.
Me respekt, Isen Shabani