IRI publikon anketë të re, ja si qëndrojnë partitë shqiptare (Dokument)
Instituti Republikan Amerikan (IRI) ka publikuar rezultatet e anketës së fundit të realizuar në muajin prill dhe maj, shkruan Lideri.mk
Sondazhi i ri i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoninë e Veriut tregon mbështetje në rritje për anëtarësim në BE, nivel të ulët të besimit në sundimin e së drejtës dhe dallim në drejtimin e lëvizjes
në nivel lokal dhe kombëtar.
Të pyetur nëse e mbështesin integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, 79% e të anketuarve të rritur janë përgjigjur me “po”. Kjo paraqet rritje prej gjashtë pikë përqindjeje krahasuar me sondazhin e kryer tetorin e kaluar.
“Rritja e mbështetjes për integrimin në BE është shenjë se institucionet perëndimore ofrojnë shpresë për një të ardhme të suksesshme,” tha Pol Mekarti, drejtori i IRI-it për Evropën. “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e konsiderojnë integrimin me një bllok demokratik siç është BE-ja si çelës për paqen dhe përparimin”.
Sondazhi gjithashtu tregoi se shumica e qytetarëve nuk i besojnë sundimit të ligjit. Vetëm 31% e të anketuarve janë pajtuar se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, niveli më i ulët deri më tani. Gjashtëdhjetë e pesë për qind nuk u pajtuan me këtë deklaratë.
“Sondazhi ynë tregon se më pak qytetarë besojnë në zbatimin e barabartë të ligjit,” tha Mekarti. “Udhëheqësit në Shkup duhet ta trajtojnë këtë çështje nëse duan të rrënjosin besimin në qeveri dhe në institucionet politike të vendit.”
Përveç kësaj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të ndarë sa i përket drejtimit në të cilin lëviz vetëqeverisja e tyre lokale në krahasim me drejtimin në të cilin lëviz shteti. Njëzet e tetë për qind e të anketuarve besojnë se komuna e tyre lëviz në drejtimin e duhur, ndërsa vetëm 14% mendojnë të njëjtën gjë për vendin në tërësi.
Metodologjia
Sondazhi u krye në emër të Qendrës për Hulumtime Kërkimore nga Brima firmë për hulumtime të tregut (anëtare e grupacionit KANTAR). Të dhënat u mblodhën nga 8 prilli deri më 4 maj 2023, duke përdorur metodë kampionimi të shtresuar me shumë faza përmes intervistave ballë për ballë në shtëpitë e të anketuarve. U anketua mostër përfaqësuese kombëtare prej 1204 të anketuarve, të moshës 18 vjeç e lart. Të dhënat peshohen sipas moshës, gjinisë, rajonit, popullsisë urbane/rurale dhe përkatësisë etnike. Marzhi i gabimit për të gjithë kampionin nuk është mbi± 2.pikë me nivel besimi prej 95%. Shkalla e përgjigjes është 74%.
Sondazhi u krye me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci.
Sipas kësaj ankete BDI vazhdon të jetë partia e parë, ASH e dyta, Besa e treta dhe Alternativa e katërta.
Në vazhdim grafikonet e pjesëve më interesante të anketës, kurse lajmi është në përditësim.