May 2, 2024
Maqedoni

Investim nga Korea e Jugut në Shkup, 70 punësime, rroga 2.000 euro

Mbi 70 vende të punës dhe bruto rroga nga 2.000 euro me investimin e ri të “Almak” dhe Dura automotiv sistems”

Shkup, 18 2021 (MIA) – Kompania koreanojugore “Almak” dhe kompania amerikane “Dura automotiv sistems” sot në ZTZHI 2 në Shkup e ka shënuar fillimin e investimit të përbashkët në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për investim prej rreth 30 milionë euro, të cilat do të investohen në ndërtimin e objektit bashkëkohor, ku do të prodhohen profile të lehta për industrinë e automobilave. U planifikua që fabrika të ndërtohet në sipërfaqe prej 80 mijë metrave katrorë dhe të fillohet me punë nga viti i ardhshëm. Pritet të hapen mbi 70 vende të punës, ndërsa bruto rroga pë kuadrot lartë të kualifikuara do të jetë rreth 2.000 euro.

Kjo është edhe një konfirmim i politikave të mira ekonomike që i krijojmë. Jemi duke krijuar ambient të parashikueshëm afarist, eksport, vende mirë të paguara të punës, e me këtë edhe rritje të ekonomisë. Angazhimet tona si Qeveri janë të ndihmojmë në krijimin vendeve mirë të paguara të punës dje në këtë drejtim në investimin e ri pritet bruto rroga mesatare të jetë rreth 2.000 euro”, nënvizoi kryeministri Zoran Zaev.

Bruto rroga mesatare për kuadrot më së dobti të paguara, të cilët do të mund të punojnë në fabrikë, siç tha Zaev, do të jetë 889 euro ose rroga neto rrogë mesatare prej 580 eurove

Sipas investitorëve të rinj, shkaqe kyçe për të cilat kanë vendosur të investojnë në vend janë ambienti stabil afarist, fuqia punëtore, infrastruktura dhe përkrahja që Qeveria ua jep investitorëve të huaj.

“Pas hulumtimeve në shumë vende, kemi vendosur që kapacitetin e parë ta ndërtojmë në Shkup. Ndërtimi do të bëhet për 12 muaj me disenj bashkëkohor në 80 mijë metra katrorë”, tha Xhunpajo Park, kryetar dhe drejtor ekzeklutiv i kompanisë së përbashkët të re.

Kompania koreanojugore, siç deklaroi themeluesi i saj dhe drejtori Sojun Park, e ka shfrytëzuar energjinë e gjelbër elektrike në procesin e prodhimit dhe 100 për qind i ka recikluar mbetjet gjatë procesit të prodhimit.

“Ky partneritet i ri nuk simbolizon vetëm biznes, por bashkim të dy kulturave, mësim të njërit nga tjetri dhe mundësi që të krijohet botë më e mirë. Do të punojmë në ndërtimin e rrëfimit të suksesshëm, me të cilin do të krenohemi të gjithë”, tha Park.

Nga fillimi i vitit, vëllimi i përgjithshëm i investimeve të cilat fillojnë ose janë në fazë finale të përgatitjes është mbi 120 milionë euro, me të cilat pritet të hapen më shumë se 2.000 vende të punës dhe të gjenerohet eksporti shtesë mbi dy miliardë euro.

“Kemi arritur të sjellim investim të largët, jo me fushatë të shtrenjtë, por me fjalë të mirë”, tha drejtori i ZTZHI, Jovan Despotovski.