Intervistë ekskluzive me Olga Karach, “terroristen” që po mbron të drejtat e njeriut në Bjellorusi: Për një “like” në vendin tonë mund të dënoheni me tre vite burg!
Në vitin 2021 Olga Karach ka qenë emri më i përmendur në televizionin shtetëror Bjellorus, pas presidentit të këtij vendi, Aleksandar Llukashenko. Deri sa emri i Llukashenskos është glorifikuar nga mediat shtetërore, Karach gjatë tërë kohës është prezantuar si një lloj “armiku i popullit” për shkak të aktivitetit të palodhshëm në mbrojtjen e të drejatev të njeriut, në këtë vend aleat të Rusisë së Putinit. Si udhëheqëse e Qendrës Ndërkombëtare për Iniciativa Civile “Shtëpia Jonë” (Nash Dom), Karach ka pasur “nderin” të radhitet edhe në mesin e aktivistëve që akuzohen për terrorizëm nga regjimi i Llukashenskos, por kjo nuk e shqetëson aspak. Madje i jep edhe më shumë kurajo të vazhdojë aktivitetet. Me shaka thotë se kjo tregon që regjimi ka më shumë frikë dhe besim tek ta si organizatë, se sa që ata kanë te vetvetja.
E takuam në një konferencë ndërkombëtare në Bon të Gjermanisë, ku ishte një nga pjesëmarrëset më aktive për senzibilizimin e të pranishmëve lidhur me gjendjen në vendin e saj. Me kënaqësi pranoi të flasë për portalin Lideri.mk, duke dhënë intervistën e parë të saj për një medium nga Maqedonia e Veriut. Në këtë intervistë tregon për përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes pas fillimit të luftës në Ukrainë, për ashpërsimin e metodave të regjimit, por edhe për sukseset në aktivitetet e kundërshtarëve të regjimit, që sipas saj japin shpresë se Bjellorusia një ditë do të dalë nga diktatura në të cilën gjendet.
Karach dhe organizata që e udhëheq është dekoruar me çmime të larta ndërkombëtare për aktivitetin që zhvillojnë në një ved diktatorial ku mëtohet të kthehet edhe dënimi me vdekje për ata që veprojnënë mbrojtjen e të drejtave civile. Por edhe detodat e survejimit nga ana e shërbimit sekret bjellorus, që ende mban shkurtesën famëkeqe të KGB-së së ish Bashkimit Sovjetik, janë perfide. KGB bjelloruse ka shkuar aq larg në spiunimin e kësaj organizate, sa që ka korruptuar edhe një avokat lituanez i cili në njërën anë ka ofruar shërbime vullnetare për organizatën “Shtëpia Jonë”, por në anën tjetër ka dërguar të dhëna për KGB-në.
Lideri: Si reagoi opinioni në Bjellorusi ndaj agresionit rus në Ukrainë, për të cilin deri në moment të fundit shpresonim se nuk do tëndodhë?
Olga Karach: Kuptohet u shokuam me fillimin e luftës dhe me atë çka ndodhi më pas ngjatë këtij viti. Në Bjellorusi tani edhe më tepër aplikohet terror i vërtetë dhe të gjitha të drejtat e njeriut shkelën në formën më të vrazhdët. Ka shumë forma të ndryshme të presionit dhe represaljeve nga ana e regjimit bjellorus, duke filluar nga torturat psiqike të , deri te torturat fizike e madje edhe raste vedkjesh në burgje, ose gjatë protestave. Kemi edhe 10 fëmijë qën janë të burgosur politikë në Bjellorusi, poahtu 1.200 fëmijë që kanë marë pjesë në protesta janë ndaluar nga policia dhe janë torturuar. Këto janë statistikat zyrtare, kurse të dhënat e sakta mun dtë jenë edhe më të larta.
Nëse krahasojmë Bjellorusinë dhe Ukrainën, kuptohet se në Ukraiën shumë nejrëz janë vrarë dhe masakruar. Kur flasim për Bjellorusinë, situata është pak më ndryshe, por torturat e regjimit kanë lënë shumë pasoja tek shëndeti mental i njerëzve.
Lideri: A mund të na jepni shembuj konkretë se si ushtrohet represioni në vendin tuaj, që lexuesita tanë të kenë një pasqyrë më të qartë se çka po ndodh atje?
Olga Karach: Ka shumë forma të keqpërodrimit. Për shembull nëse një personi nuk i pëlqen një person tjetër, ai mundet vetëm të bëjë një denoncim tek KGB-ja e Bjellorusisë dhe të thotë se personi në fjalë ka treguar një barcoletë politike kundër Llukashenkos, ose ka kritikuar regjimin bjellorus dhe kjo mjafton që ai të dërgohet 15 ditë në arrest.
është e ndaluar të vishen rrobe me ngjyra të bardha dhe të kuqe, sepse regjimi bjellorus i konsideron si ngjyra ekstremiste. Kemi mbi 8.000 raste gjyqësore për të ashtuquajtura vepra ekstremiste , sepse regjimi bjellorus e konsideron si ekstremizëm edhe nëse dikush shkruan vetëm ndonjë koment kritik në rrjetet sociale, e madje edhe vetëm nëse bën ndonjë ‘repost’ ose ‘like’. Kjo mund të konsiderohet si krim dhe të dënoheni me dy ose tre vite burgim. KGB-ja bjelloruse i konsideron si terroristë edhe luftëtarët për të drejtat e njeriut, liderët e opozitës, gazetarët. Unë poashtu konsiderohem si terroriste dhe ekstremiste nga KGB-ja bjelloruse dhe emri im gjendet në ueb faqen e tyre.
Kjo është një torturë juridike ndaj personave që nuk kanë kurrfarë faji, por vetëm për shkakun e vetëm që kujdesemi për njerëzit, për shkak se ndihmojmë refugjatët politikë bjellorusë që gjenden në egzil, me ushqim, me veshëmbathje, e kështu me radhë.
Lideri: Ku është i fokusuar aktiviteti juaj në këto rrethana të vështira?
Olga Karach: Aktiviteti ynë ka tre fokuse të veprimit. Aktiviteti i parë ku jemi të fokusuar është mbrojtja e qytetarëve nga presioni politik dhe ndihma për të burgosurit politikë gjatë disa periudhave deri sa ballafaqohen me akuza dhe presion nga regjimi bjellorus. Aktiviteti i dytë është i fokusuar në ndihmën për refugjatët politikë bjellorusë në vende të ndryshme. Shumica prej tyre janë në vendet e BE-së dhe në Ukrainë, sepse gjyëm milionë refugjatë politikë nga Bjellorusia kanë qenë të detyruar të ikin drejt BE-së dhe Ukrainës. Kjo është situatë mjaft e komplikuar.
Aktiviteti ynë i tretë është i fokuasuar në arritjen e qëllimit për të pengouar kyçjen e ushtrisë bjelloruse në luftën në Ukrainë, në anën e Putinit. Në këtë drejtim ndihmojmë ata që kundërshtojnë luftën dhe dezertorët. Nga 21 shkurti i këtij viti është vendosur dënimi me vdekje për dezertorët ushtarakë.
Lideri: Sa është e rrezikshme të zhvillohen aktivitete dhe protesta kundër regjimit të Llukashenskos?
Olga Karach: Në këtë drejtim, as unë perdsonalisht si shumë bashkëaktivistë nuk ndjehem e sigurt, sepse ku e filluam fushatën anti luftarake që quhet “JO do të thotë JO” për të ndihmuar bjellorusët që nuk duan të shkojnën ë ushtri. Regjimi përdor metoda të ndryshme. Për shembull kemi pasur një avokat lituanez i cili na ka ndihmuar neve si shoqatë për çështje vizash si dhe për shumë çështje juridike, por pas disa muajsh ai është arrestuar nga policia lituaneze dhe nga shërbimi intilegjent i Lituanisë si spiun i dyshaur i KGB-së bjelloruse.
Tani ai gjendet në burg, sepse policia dhe shërbimi intilegjent lituanez kanë informata se ai ka grumbulluar informacione brenda organizatës tonë dhe ia ka dërguar to informacione KGB-së bjelloruse. Paramendoni, KGB e Bjellorusisë ka arritur të rekrutojë qytetarë të BE-së për të na survejuar ne ose organizata tjera.
Poashtu vitin e kaluar, ka pasur një “sulm special” nga forcat speciale ët KGB-së, kur dikush prej tyre ka shpërndarë letra me emrin tim mes deputetëve lituanezë duke shpërnda propagandë se unë do të organizoj protesta masive në Lituani. Ky informacion arriti tek ne dhe shpërtheu skandal i madhe, sepse kuptohet që unë nuk kam organizuar diçka të tillë. Kjo ka qenë një lloj fushate diskreditimi kundër nesh deh ky është sulm serioz për ne, sepse kemi pasur edhe shumë situata tjera të tilla që janë mjaft të çuditshme edhe në vende të BE-së, që kan për qëllim që të na zmbrapsin nga veprimi ynë.
Mirëpo, sipas mendimit tim, kjo tregon se edhe pse përballemi me dënim me vdekje, regjimi bjellorus frikohet nga ne dhe beson tek ne, më shumë se sa ne besojmë tek vetvetja.
Lideri: A ka ndonje hapësirë për shpresë dhe optimizëm?
Olga Karach: Po, gjithsesi unë jamë shumë optimiste. Pikë së pari, po të mendonte Llukashenko se jemi të dobët, nuk do të bënte presione dhe sulme kaq të mëdha ndaj nesh. Përderisa në çdo mënyrë mundohet të na pengon dhe bllokon, kjo tregon që ai përfundimisht beson se ne mund të arrijmë qëllimet tona.
Së dyti, moment shumë i rëndësishëm për ne është fakti se ministria bjelloruse e mbrojtjes ka shpërndarë 4ë mijë ftesa për të thirrë personat e rinj në shërbim ushtarak. Falë reagimit tonë që këto ftesa të refuzohen, mezi arritën të grumbullojnë 6 mijë rekrutë ushtarakë. Mund ta paramendoni se çfar suksesi është ky? Kjo tregon, sipas mendimit tim, se bëhet fjalë për përgjigje të qartë dhe të fuqishme nga shoqëria bbjelloruse dhe nga qytetarët e Bjellorusisë se nuk duam të marin pjesë në këtë luftë. Tani Llukashenko përballet me shumë probleme për të grumbulluar ushtarë edhe pse gjatë vitit 2022 ka pasur shumë padi penale ndaj të rinjve që kanë refuzuar ftesën për shërbim ushtarak. Kjo është një e dhënë shumë optimiste se bjellorusët nuk duan të involvohen në luftë.
Moment tjetër optimist është fakti se bjellorusët ende vazhdojnë të protestojnë edhe pse ka shumë të arrestuar. Vetëm gjatë muajit mars janë arrestuar ë10 persona. Kjo do të thotë se çdo ditë kemi mestaraisht dhjetë ose më shumë persona që arrestohen nga KGB dhe policia vetëm pse protestojnë kundër Llukashenskos.
Lideri: Si janë ndjenjat e bjellorusëve lidhur me agresionin rus në Ukrainë? A janë të njëjta me qëndrimet e regjimit të Llukashenskos, apo dallojnë?
Olga Karach: Njerëzit e urrejnë Llukashenkon, por përballemi me një terror të pabesueshëm sepse rreth 60 mijë bjellorusë janë torturuar nga regjimi gjatë tre viteve të fundit. Unë personalisht kam qenë e torturuar. Dhe kur dikush të toruron, nuk mund të harroni këtë. #shtë e pamundur. Kjo tregon se ekziston një urrejtje e përbashkët dhe shumë e fuqishme ndaj regjimit dhe për këtë arsye kjo periudhë kohore nuk është e lehtë për Llukashenkon.
Në të njëjtën kohë, 80 për qind e qytetarëve të Bjellorusisë janë kundër armëve nukleare të cilat Vladimir Putin premtoi në mars se do t’ia dërgojë Bjellorusisë. Ndoshta për regjimin nuk është shumë e rëndëishme se çka mendojnë qytetarët, por një hulumtim i pavarur nga Chetham House tregoi se 80 për qind e bjellorusëve janë kundër. Disponim i njëjtë mbretëron edhe lidhur me luftën. Nuk më kujtohen shifrat e sakta, por ëshstë shumë e qartë se shumica absolute e bjellorusëve nuk duan të marin pjesë në luftë. Shumica e bjellorusëve janë me Ukrainën, e përkrahin Ukrainën. Po të mos ishin metodat e dhunës që përdoren ndaj protestuesve, jam e bindur se edhe numri i atyre që do at përkrahnin publikisht Ukrainën do të ishte më i madh. Por për momentin diçka e tillë paraqet rrezik, e madje në Bjellorusi paraqet rrezik nëse fotografoheni edhe me veshje që i përngjan flamurit ukrainas.
Ka pasur një rast, kur një mësuese në shkollë ka veshur kombinim rrobesh me ngjyrë të bardhë dhe të verdhë që ka ascuar me flamurin ukrainas, prandaj është denoncuar në polici nga kolegët e saj dhe është arrestuar gjatë orës mësimore. Tani ajo gjendet në burg. Për çka do që mbani, e që asocon Ukrainën, mund të arrestoheni. Por njerëzit nuk dorëzohen. Para ca ditëve ka pasur disa protesta ku ka mbretëruar ngjyra blu dhe e verdhë dhe protestuesit janë arrestuar. Mund të imagjinoni se nuk flasim për burgje evropiane, por burgje bjelloruse ku kushtet janë të rmerrshme дхе ку зхвиллохен тортура, por njerëzit sërish protestojnë.
Lideri: Falemnderit shumë për intervistën tuaj për portalin Lideri.mk.
Olga Karach: Ishte kënaqësi.