Intervistë ekskluzive e Gëzim Ostrenit për portalin Lideri: Përplasjet në BDI nuk do të kenë përfundim të mirë, nuk janë për interes kombëtar!
Pas një kohë të gjatë heshtje, Gëzim Ostreni është prononcuar gjerë e gjatë në një intervistë ekskluzive për portalin Lideri.mk.
Gjatë luftës së vitit 2001 ishte njeriu i dytë i UÇK-së pas Ali Ahmetit, e njësoj vazhdoi edhe pas formimit të BDI-së, si Sekretar i përgjithshëm i kësaj partie.
Sot në moshë 81 vjeçare i është përkushtuar publicistikës, duke shkruar dhe botuar vepra për vitin 2001, por edhe për zhvillimet e mehershme në Maqedoni.
Në intervistën ekskluzive për Lideri.mk, Ostreni flet për aktualitetin në Maqedoninë e Veriut, për zhvillimet brenda BDI-së, si dhe për ndryshimet kushtetuese. Parashikimi i tij është se ndarjet dhe përplasjet aktualr në BDI nuk do kenë fund të mirë, kurse tregon edhe “ilaçin” se si mund të tejkalohet kjo situatë pa probleme më të mëdha.
Ostreni flet edhe për zhvillimet në Kosovë, duke shprehur vlerësimin e tij nëse zhvillimet në Veri mund të eskalojnë ose jo në konflikt të armatosur.
Lideri: Si e shihni situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut?
Ostreni: Është e vërtetë se e përcjelli situatën në përgjithësi. Ajo që po ndodh në Republikën e Maqedonisë së veriut, nuk dallon shumë nga zhvillimet e përgjithshme në Ballkan. Madje edhe qasja e bashkësisë ndërkombëtare është e njëjtë, si për Ballkanin në përgjithësi, poashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.
Shihet se kemi një situatë të përplasjeve që ndodhin rregullisht pas kulisave edhe pse nuk kemi ndonjë përplasje të madhe të hapur. SI zakonisht flitet do e bëjmë, kemi mandate ose skemi mandate, kemi numër të mjaftueshëm deputetësh ose nuk kemi, por nuk flasin për arsyet. Nuk flitet shumë për shkaqet, që të mundemi të konkludojmë për pasojat e asaj që po ndodh.
Përndryshe kemi një situatë të përgjumur, që flen. Nuk ka aspak dinamike në gjërat që po ndodhin, kurse në disa raste ka edhe ekscese. Nuk ndodhin të gjtha për një herë, por sikurse të ketë njëfar radhitje nga dikush, Paraqitet ekscesi pas ekscesit dhe bashkësia ndërkombëtare bën përpjekje ta qetësojë dhe mbulojë situatën, të mos provokohet një forcë më e madhe që do të shprehej përmes Serbisë në Ballkanin Perëndimor.
Lideri: Mendimi juaj lidhur me ndryshimet kushtetuese, a do të kalojnë në Kuvend?
Ostreni: Parimisht ndryshimet kushtetuese duhet të kalojnë, por shqiptarët duhet ta kërkojnë atë që u takon brenda ndryshimeve të Kushtetutës. Nuk është mirë të bëhet një lëshim kaq i madh në këtë rast. Nëse tani nuk zgjidhet çështja e gjuhës shqipe, atëherë kur do të zgjidhet. Edhe nëse pajtohemi të mos zgjidhet tani, duhet dikush të dalë të tregojë se pse jo? Cili është interesi dhe I kujt është që të mos hapet ajo pjesë. Pse të jetë gjuha shqipe e kushtëzuar dhe e fshehur pas atij 20 për qindëshit kur kjo nuk kundërshtohet nga kryetari I shtetit dhe shumë figura tjera. Kundërshtohet vetëm nga ata që mendojnë se do të kishin mundur t’I humbin votat e tyre në zgjedhjet që vijnë. POr neve nuk duhet të na intereson se çka mendon ai që e mbron çështjen e etnikumit maqedonas, duke menduar se i është rrezikuar. Neve qëndrimin tonë si pjesë e popullit shqiptar në kuadër të kombit politik maqedonas e dimë, prandaj duhet ti jetojmë të gjitha të drejtat. Edhe më parë I kam bë pyetje vetes pse askush nuk e cekë se si u arrit të realizohet hyrja e shqiptarëve në Kushtetutë si pjesë e popullit shqiptar, kur qenka kaq e vështirë. Po e shohim, angazhohet Amerika, angazhohet Evropa, angazhohet në veçanti Bullgaria dhe prapë diskutohet se a do të ketë shumicë të mjaftueshme, apo nuk do të ketë në Kuvend. Si e bëri UÇK-ja këtë punë? NUk janë partitë shqiptare në pushtet për të mbrojtur të drejtat e maqedonasve kur punohet për çështje të brendshme, sepse ato nuk janë të rrezikuara dhe deputetët nuk e posedojnë autorizimin e tyre. Ata I posedojnë votat e shqiptarëve. Dhe kjo është çështje mbarë shqiptare dhe nuk është vetëm e një pjese të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Prandaj duhet të kushtëzohet votimi i ndryshimit të Kushtetutës me heqjen e 20 për qindëshit. Kjo do të ishte një e mirë për të gjithë shqiptarët por edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut sepse nuk do të kishte më nevojë për përplasje.
Lideri: 22 vite më vonë, cilat janë çështjet që ende nuk janë plotësuar nga Marrëveshja e Ohrit?
Ostreni: Shqiptarët kanë një traditë që nga koha kur kanë qenë të pushtuar dhe kjo ende po vazhdon. Shqiptarët ulen në sofër dhe presin nga tjetri t’u thotë merr. Në realitet duhet të marrim vetë, sepse tash për tash nuk ka asgjë të ndaluar në Kushtetutë që nuk u takon shqiptarëve, me përjashtim të kësaj hiles që është bë me gjuhën, që të mos përmendet gjuha shqipe por 20 për qindëshi. Mendoj se çështjet tjera janë të lejuara, kemi të drejtë t’I marim, ashtu siç e dhash shembullin. POr pengesë është mentaliteti I njeriut të okupuar, mntalitet që ende vazhdon. Kjo vërehet edhe kur flisni me njerëzit. Shikoni, shqiptarët janë të okupuar prej Jugosllavisë. Në vitin 1912 nga Serbia, pastaj Jugosllavia dhe ngelëm në një status të cilin UÇK-ja e lëvizi.
Ka qenë dëshirë e shqiptarëve për të jetuar bashkë dhe ndarjet dhe përçarjet nuk I kemi caktuar ne, por i kanë caktuar fuqitë e mëdha në atë kohë. Tash kemi mbërri në këtë fazë, ku forcat politike maqedonase nuk duhet ta kundërshtojnë gjuhën shqipe. Kjo është çështje e zgjidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhës, por në Kushtetutë janë bërë përpjekje që gjuha të ngel anonime, duke e shprehur të varur nga përqindja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Lideri: A keni marë ftesë për të prezantuar në dy manifestimet e organizuara për 21 vjetorin e BDI-së?
Ostreni: Nuk kam marë ftesë dhe nuk më ka ngelur hatri.
Lideri: Po të kishit marë ftesa nga dy grupet, te cili do të shkonit?
Ostreni: Te asnjëri. Përderisa ka përplasje brenda, diçka nuk është në rregull. Unë nuk jam ai që duhet ta zgjidhë nëse ky ose ai grup është gabim. Unë prej në fillim jam angazhuar të kemi Bashkim Demokratik për Integrim të unik, t’i rregullojmë këto çështje për të cilat jemi duke biseduar… E këto gjërat tjera për të cilat përplasen nuk mund të flas,për shkak se nuk kam të dhëna të mjaftueshme. Por në bazë të asaj që duket është ëprplasje e panevojshme dhe përplasje për interesat personale të disa njerëzve. Nuk them se të cilës anë, por të disa njerëzve.
Lideri: A mund të bëni ndonjë parashikimse si do të përfundojnë këto përplasje?
Ostreni: Nuk është parashikim i imi, por është i gjithkujt që meret me politikë se çdo përplasje ka fund të keq. FUndi nuk mund të jetë i mirë. Nuk është kjo përplasje në emër të kombit, sikurse që e bëri UÇK-ja me pushtetin e Maqedonisë – ushtrinë, policinë dhe organet tjera të Maqedonisë. Kjo është përplasje brenda një partie. Le të lejojnë ata që në një Kongres të kushtuar kësaj çështjeje të ketë dy programe politike të partisë dhe cili program të votohet ai grup do ta udhëhiqte partinë deri në kongresin tjetër, por jo të dilet kështu në rrugë, qoftë ky që e përfaqëson krejt BDI-në, qoftë tjetri, nuk e di si e kanë pagëzuar “Grup i Zjarrit”. Për të pasë zjarr duhet të ketë luftë. Këta nuk kanë luftë. Ata vetëm bëjnë muhabete, dërr, dërr, dërr… të pa miratuara nga organet kompetente të partisë – siç thash, nga një kongres i kushtuar kësaj problematike. Këto janë akuza të thjeshta politike, por nuk janë zjarr. Fjala zjarr është diçka e madhe, për shembull si kjo që po ndodh në Ukrainë. Atje ndodh zjarri, të cilin e tërë bota mundohet ta ndalë.
Lideri: Si i komentoni zhvillimet në Veriun e Kosovës?
Ostreni: Edhe pse nuk kam të dhëna të mjaftueshme, do të kisha thënë se kryeministri është dashur të konsultohet deri në fund me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse nuk e ka bë një gjë të tillë. Posaçërisht me Amerikën, sepse ajo është forca që e hapi territorin e Kosovës për shqiptarët, ndihmoi për ndërtimin e shtetit atje dhe angazhohet për afirmimin dhe pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Nuk dua të gjykoj por fjala Vetëvndosje ka kuptimin e vet. Partia që mban emrin Vetëvendosja dëshiron të vendosë vet. Parashtrohet pyetja kur do të vendosë vetë. Është dashur të vendosë para vitit 1999. Po them nuk jam i sigurt a është për atë shkak apo nuk është për atë, por më asocon në dëshirë për të vendosur vetë. Ne shqiptarët të gjithë e kemi atë dëshirë, të bashkohen trojet shqiptare dhe nuk është antiligjore ta kemi një dëshirë të tillë. Por dëshirat tona për fat të keq nuk janë aq të rëndësishme sa që të thonë Amerika dhe Evropa ‘kemi gabuar ne kur është bë kjo punë, e tash do t’i heqim kufijt”. Përkudrazi, Evropa thotë, ne ua kemi marë pjesët e tokave tuaja, ua kemi caktuar kufijtë, tash ju meruni vesh me fqinjët tuaj. Nuk e thotë këtë me fjalë, por punët janë kështu. Si të meremi vesh, kur disa nga fqinjët janë armiqtë tanë? Është e vështirë. Unë e di se një ditë do të hiqen kufijtë për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve, por në kadastër do të mbeten, dhe do të vazhdojnë të ndikojnë në kushtet ekologjike të jetës së shqiptarëve të copëtuar.
Lideri: Ku është sot Gëzim Ostreni dhe me çka meret?
Ostreni: Gëzim Ostreni sot gjendet në një zyrë personale në shtëpi, lexon dhe shkruan. MUndohem të botoj edhe diçka, nëse më lejon shëndeti dhe gjendja personale e moshës time, ndoshta do të arrij të realizoj atë që e kam ndërmend. Dua të botoj edhe diçka për historinë e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Këtë e konsideroj shumë të rëndësishme për shkak se historia e cila mësohet në tekstet shkollore është politike. Realiteti maqedonas në Luftën e Dytë Botërore nuk është ashtu siç shkruhet, por është ndryshe. Ka shumë fakte rreth kësaj. Në radhë të parë janë librat e Svetozar Vukmanoviq – Tempos. Ai ka shkruar në memoaret e tij se në fakt nuk ka pasur parti komuniste në Maqedoni, por kanë qenë 4-5 shokë dhe prej atyre nuk e din se kush ka qenë serb kush nuk ka qenë, por shumica kanë qenë serbë. Poashtu Programin e luftës dhe të pasluftës në Maqedoni e ka shkruar oficeri i edukuar në Akademinë e Kralit të Serbisë – Mihajllo Apostollski, komandanti i partizanëve, e është dashur ta bëjë Komiteti Qendror i Partisë Komuniste. Prandaj e kanë kundërshtuar dhe ata që e kanë kundërshtuar I kanë vendosur nëpër poste, si Llazar Kolishevski e të tjerët.
Lideri: Sa jeni në kontakt dhe me cilat figura politike jeni në kontakt për momentin?
Ostreni: Jo! Nuk jam në kontakt me asnjë figurë politike. Kontaktoj vetëm me shokët e mi.
Lideri: A mund të kemi konflikt në Ballkan shkaku I situatës në Veri
Ostreni: Mendoj se konflikti ka qenë i mundshëm po të kishte sukses Putini me luftën në Ukrainë, që do të shkaktonte kushte për ndërhyrjen e mundshme të Serbisë në Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë. Luftë kjo e cila me menaxhimin e mençur të shteteve perëndimore – SHBA-ve, Evropës dhe NATO-s dhe qëndrimin trimëror të udhëheqjes ukrainase u lokalizua dhe Rusia dita-ditës po e humb aftësinë për ta arritur qëllimin e luftës, që gradualisht do të shpie drejt paqes në rajon, kurse Rusia nuk do ta ketë më mburrjen e “Forcës Botërore” siç pretendonte para kësaj lufte.