Interesim i lartë për vaksinën kundër gripit
Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal nëpër shtëpitë e shëndetit në vend. Disa nga të anketuarit e Alsat po merrnin për herë të parë këtë vaksinë, por disa të tjerë po e bëjnë këtë gjë për të disatën herë, pasi vlerësojnë se i bën ta kalojnë më mirë sezonin e gripeve dhe parandalon infektimin e shpejtë me viruse.
-Përse mendoni se është mirë të vaksinoheni?
– Për shkak të shëndetit, ta shohim, do të jetë hera e parë… ” – qytetar.
“Unë për herë të dytë, vitin e kaluar dhe këtë vit, jam e kënaqur prej vitit të kaluar dhe prapë u vaksinova…..00:33 Më herët sëmuresha shumë shpejt, por vitin e kaluar isha mirë, shpresoj se edhe këtë vit të jem mirë.. ,” tha një qytetar.
“Jo, ashtu. Së pari herë u vaksinova, dy vaksina I mora, kur ishte korona u vaksinova, tash nuk vaksinohem, sepse atëherë ka pas vaksina të mira dhe të këqija. Shumë persona që kanë marrë vaksina ose janë verbuar, ose kanë shkuar… Kam frik unë, nuk kam besë tek këta..” – qytetar.
Infermierja kryesore në poliklinikën e Bit Pazarit thotë se procesi po zhvillohet me rregull, ndërsa interesim më i madh vërehet tek popullata më e moshuar.
“Vaksinimi në shtëpinë e shëndetit zhvillohet në mënyrë të rregullt, punojmë në dy ndërrime, në poliklinikën e Bit Pazarit, ndërrimi parë dhe i dytë, në poliklinikën Idadija, ndërrimi parë dhe të dytë, kurse poliklinika Bukuresht punon vetëm ndërrimi i dytë. 04:37 Krejt në rregull, ka të interesum shumë qytetarë që duan ta marrin vaksinën, besoj që deri në fund do të kemi Akoma më shumë interesim…. 04:59 Më shumë më të moshuarit, ata e dijnë rendin dhe kohën kur duhet të vaksinohen,” tha Lejla Asani, Infermiere në poliklinikën Bit Pazar.
Vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar të mërkurën, ndërsa për vaksinim falas janë paraparë 60 mijë doza të katër llojeve të vaksinave. Në grupin e qytetarëve për vaksinim falas përfshihen të moshuarit mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatëzëna, fëmijët prej 6 muaj deri në 5 vjet si dhe personat e vendosur nëpër shtëpitë për të moshuar dhe personat e punësuar atje. Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë përmes faqes së internetit vakcinacija.mk, ndërsa në ditët në vijim përmes sms porosive do të marrin njoftime për datën e saktë, orën dhe vendin e vaksinimit.