Maqedoni

Integrimi i vendit në BE, Eskobari kërkesë për hyrje urgjente të vendit në BE

RMV-ja duhet të jetë kandidate me të drejta të plota dhe menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Vendi është një partner i qëndrueshëm në lidhjet dypalëshe dhe në aleancat shumëpalëshe, si NATO-ja dhe OSBE-ja, thekson i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Këtë e ka shpallur edhe ambasada amerikane në Shkup në faqen e saj zyrtare në Facebook. Më herët, Eskobari tha se vendi është një partner shumë solid i ShBA-së, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh në NATO dhe OSBE dhe se Uashingtoni pret që edhe pas zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri të përkushtuar për anëtarësimin në Aleancë dhe integrimin në BE. Eskobari është në një turne nëpër Ballkanin Perëndimor dhe nga Prishtina vazhdon në Podgoricë.