Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve do të zgjerohet edhe në Kërçovë e Manastir
Sot, në mbledhjen e Qeverisë kaloi informacioni që Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve ta zgjeroj veprimtarinë shkencore dhe kërkimore në disa rajone të vendit.
Instituti me seli në Shkup, në periudhën e ardhshme do të hap sektorin për kordinim me qendrat rajonale për trashëgimin kulturor, gjegjësisht departament të institutit në Kërçovë, departamentin rajonal të trashëgimisë kulturore ‘’Nëna Shqiptare’’, dhe me dinamik do të vazhdohet dhe në qytetet tjera gjegjësish në Manastir, Strugë, Dibër, Kumanovë si edhe Tetovë.
Në bashkëpunim me pushtetin lokal, hapja e departamenteve do të zhvillohet në faza të tilla ku komunat do të sigurojnë hapësirat kurse ISHP ITSHKSH do të rishpërndajë kuadrin e angazhuar.
Fillimisht do të aktivizohen departamenti në Kërçovë, ku autoritetet komunale tashmë kanë siguruar hapësirë, përkatësisht është objekti i ish-komunës së Zajazit, si dhe në Manastir, ku Muzeu i Alfabetit do të lëshojë një pjesë të hapësirave në objektin e tij.
Dua të shpreh përgëzimet e mia ndaj ISHP – ITSHKSH për iniciativën rreth zgjerimit të veprimtarisë, duke uruar suksese dhe ofruar përkrahjen dhe mbështetjen time parezervë për secilën ide rreth thellimit të punës së institucioneve publike shkencore dhe kërkimore.
“Besoj që zhvillimi i shkencës është kusht themelor për prosperitetin e përgjithshëm nacional dhe shoqëroro-ekonomik”, tha ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.