May 14, 2024
Maqedoni

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, rritje e numrit të procedurave kundër ndotësve

Në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, angazhimi për të mbrojtur mjedisin dhe për të vepruar kundër ndotjes është në rritje. Drejtori Sreten Stojkovski ka njoftuar se numri i procedurave kundër ndotësve është në shtim të vazhdueshëm. Në javët e fundit, disa persona juridikë janë përfshirë në procedura për kundërvajtje. Në këtë listë përfshihen kompani të njohura si “Tap Mak” Probishtip, “Drisla” dhe “Sanzage” Shtip. Procedurat për këto kompani po zhvillohen përpara gjykatës për shkak të shkeljeve të rënda në lidhje me ndotjen e mjedisit.

“Për disa persona juridikë kanë filluar procedurat për kundërvajtje. Janë “Tap Mak” Probishtip, ku procedura zhvillohet në gjykatë, pastaj “Drisla” zhvillohet në gjykatë, “Sanzage” Shtip për ndotjen e ajrit me mbetje të rrezikshme dhe kompani të tjera. Pra, sanksionohen të gjithë ata që tejkalojnë vlerat kufitare të ajrit apo ndotje të tjera.”, – deklaroi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Sreten Stojkovski.

Stojkovski shtoi se Inspektorati Shtetëror i Mjedisit vazhdon të jetë në krye të përpjekjeve për të siguruar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.