Shqipëri

Inside Story/ Projektligjet e miratuara gjatë tensioneve parlamentare, Krasniqi: Nuk janë pjesë e programit qeverisës

“Mazhoranca ka një program për të cilin është votuar. Nëse lexoni programin e qeverisë dhe vendimet në sesionin e fundit parlamentar nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, janë prioritete që nuk kanë qenë në programin qeverisës. qeveria ka një kalendar aktesh të miratuar nga këshilli i ministrave atë që quhet matrica e ligjeve. shumica e akteve aktuale nuk kanë lidhje me matricën. janë ligje të krijuara nga nevoja e asaj që quhet klientela politike apo ekonomike e qeverisë dhe e nevojave politike të ditës kjo sjell kritikën kryesore që bëhet nga institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.

Ajo që shohim seancë pas seance është miratimi i gjithçkaje në rendin e ditës që paraqet mazhoranca. Formalisht, agjenda është përmbushur 100 %.

Problemi është cilësia, diskutimi, debatimi apo amendimi i munguar për më të mirën. Plot 102 projektligje, apo akte janë miratuar në të njëjtën formë nga Shtatori 2023 deri në seancën e 7 Marsit 2024.

“Ligjet janë miratuar edhe në diktatura, edhe diktarurat i miratojnë ligjet edhe më shpejt edhe pa debat. demokracitë kanë parim bazë përballjen e opinioneve, kundërshtinë si themel, pa diskutim oponencën alternativën…”, u shpreh deputeti, Ervin Salianji.

Gjatë kësaj periudhe në Kuvend u miratuan shumë marrëveshje e projektligje, por asnjë reformë e rëndësishme nuk u ndërmor. Të gjitha aktet ligjore të miratuara janë vullnet i njëanshëm i këshillit të ministrave dhe janë vetë iniciues.

“Ne nuk mund të shkojmë në BE e të themi kemi arritur standardet e domates ullirit, por nuk funksionon parlamenti”, u shpreh Afrim Krasniqi’ Instituti i Studimeve Politike.