Iniciativa “Më mirë për Tetovën” reagon ndaj zvarritjes së hetimeve për tragjedinë te spitali modular (Video)
Iniciativa më mirë për Tetovën ka reaguar për zhagitjen e procesit hetimor për Spitalin Modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona.Nga kjo iniciativë thonë se është e pa tolerueshme që edhe pesë muaj pas ngjarjes tragjike ende nuk kanë përfunduar hetimet.
Nga kjo iniciativë kanë kërkuar që derisa të zgjasë procesi hetues të mos largohet objekti I djegur.
Nga prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut për Televizionin Koha, thanë se janë duke u analizuar të gjitha dëshmitë e grumbulluara për këtë rast. Kanë kaluar pesë muaj që atëherë edhe përkundër shumë premtimeve se do të ketë hetim të paanshëm dhe përgjegjësit do të ballafaqohen me drejtësinë, por sot e kësaj dite askush nuk ndodhet në bankën e të akuzuarve qoftë edhe si i dyshuar.