Individët të cilët tepër gjatë kohë qëndrojnë në politikë vendin nuk e kanë aty por në arkiv
Ejup Berisha
Në politikë ka të angazhuar shumë individ do të thoja me qindra e me mija nëpër shumë shtete anë e mbanë botës. Të njëjtët në të mundohen që të realizojnë interesa të caktuara por dhe qëllime të ndryshme individuale, grupore dhe të përgjithshme. Të gjitha këto qenie njerezore të angazhuara politikisht dallohen për nga zotësitë, aftësite intelektuale si dhe për nga ambicjet të cilat duan ti arrijnë në ambientin politik. Në këtë aktivitet kompleks shoqeror dhe njerzor ka individ që angazhohen me kohzgjatje të ndryshme kohore. Kështu disa në të qëndrojne vetëm një mandat të vetëm katër, pesë apo dhe shtatë vjeçar dhe ka të tillë të cilët në politikë qëndrojnë edhe tepër më gjatë. Politikanët me afat shumë të gjatë qëndrimi në politikë vendin nuk e kanë në të por në arkiv. Fjalën e kamë për ata politikan jo produktiv dhe të pavyeshëm të cilët kanë bërë dhe bëjnë shumë pak punë, aktivitete si dhe veprime të nevojshme dhe të duhura për të mirën dhe në interes të qytetarëve por edhe të shtetit. Këta janë ata individ të cilët gjatë aktiviteteve të tyre politike kanë shfrytezuar dhe shfrytezojnë vetëmse privilegje, të
mira materiale dhe përfitime te tjera jomateriale por të njëjtët nuk kanë realizuar apo dhe nuk realizojnë obligime të parapara me rregulla dhe akte juridike. Politikan të tillë ka shumë në numër. Këta janë individ parazit të cilët politikën e shohin si mundësi për të gjetur një angazhim konform dëshirave të tyre e jo në përputhje me aftësitë dhe zotësitë e tyre individuale. Kur politikanët janë të paaftë ata nuk e kuptojnë se pse realishtë janë të angazhuar në politikë pastaj çfar realisht duhet të bëjnë ata aty apo se cilat veprime, akte dhe akcione duhet ti ndërmarrin të njëjtët për ta merituar vendin e tyre në skenën politike. Pra këta njerëz atje njihen si politikan të paditur, të paaftë e shkurtpamës ndersa disa prej tyre jane edhe përtac. Individ të tillë me të gjitha karakteristikat negative të cilat u përmendën më sipër në këtë shkrim fatkeqsisht ka shumë në Gadishullin e Ballkanit i kemi pasur dhe i kemi fatkeqsishtë edhe ne këtu në RMV. Këta ndjejnë vetëmse një lloj kënaqsie për faktin që janë pjesë e politikës por të njëjtët nuk bëjnë përpjekje që me meritë të jenë pjesëe saj. Prandaj në Gadishullin e Ballkanit kjo nënkupton edhe te ne duhet të miratohen rregulla dhe standarde Kushtetuese e ligjore me të cilat do të veheshin kufizime për afatin e qëndrimit të individëve në politikë.Le të merret si bazë modeli juridik amerikan i cili e rregullon këtë qështje. Sipas tij një politikan mund të qëndron në politikë më së shumti dy mandate dhe hiç më tepër. Kjo vlenë edhe për Presidentët amerikan. Kështu politikanët do të detyrohen që të angazhohen siç thashë më së shumti dy mandate në skenën politike dhe me këtë rast ata do të detyroheshin që të kontribonin më shumë për të mirën dhe për interesat e qytetarëve dhe të shtetit.