Incizohet tregtimi i votës në Shkup
Siç raporton “A1on”, qytetarë romë në Gjorçe Petrov janë incizuar duke lënë letërnjoftimet e tyre një ditë para zgjedhjeve. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për ryshfet, një ditë para zgjedhjeve, gjatë heshtjes zgjedhore.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një shtëpie nga ku dhjetëra romë janë thirrur për t’i sjellur letërnjoftimet e tyre.
Në video shihet se si bëhen kopje të letërnjoftimeve të tyre.
Për ngjarjen është njoftuar policia e cila po ndërmerr masat e nevojshme.