BallinaMaqedoni

Incidenti në sistemin e furnizimit me oksigjen, Demiri: Qendra do të përdorë kompresorë të jashtëm

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, informoi se sallat kirurgjikale në Qendrën Klinike do të qëndrojnë të mbyllura derisa të mbërrijnë rezultatet e mostrave të marra nga kompresorët, të cilët janë dërguar në Gjermani. Theksoi se do të përdorin kompresorë të jashtëm derisa nuk marrin dokument të vlefshëm për korrektësi. Sipas ministrit, problemi është incidenti në stacionin kompresor për të cilin priten hetime edhe nga Prokuroria Publike.
“Para një muaji e gjysmë kishte një incident i cili konsistonte në plasjen e një ventili të një prej kompresorëve dhe ndoti sistemin e shpërndarjes së oksigjenit dhe shtypjes “së komprimume”, me çka intervenuam shpejt me dy institucione që nuk janë pjesë e qendrës klinike dhe u realizua përmirësimi i të njëjtave. Tani para 10 ditëve përsëri paraqitet një erë, e cila nuk e komprometon kualitetin në bazë të të dhënave që i kemi prej institucioneve “Tegazit” dhe “Dregerit”, por vetëm ka lagështi më tepër në gaz dhe kemi ndërruar dy herë filtrat e së njëjtës dhe mund të shfrytëzohet në bazë të të dhënave, por në RMV nuk ekziston institucion kompetent i cili është i akredituar për të dhënë leje se mund të shfrytëzohet gazi i njëjtë, andaj e kemi dërguar në Gjermani për ekspertizë. Deri sa të kthehen rezultatet prej Gjermanie, ne vazhdojmë të shfrytëzojmë kompresorët e jashtëm për rastet urgjente që janë në Qendrën Klinike Universitare.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri.
Ministri Demiri tha se pacientët për operacione neurokirurgjikale dërgohen në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naum i Ohrit”, kurse pjesa tjetër në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.