May 10, 2024
Maqedoni

Incidenti në M-NAV/ Arrestohet në Bllacë i sulmuari P.B.

Më datë 06.01.2024 në ora 20:10 në vendkalimin kufitar “Bllacë, në dalje nga shteti, P.B.(39) nga Shkupi është privuar nga liria.

Konkretisht, gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në evidencat operative, është konstatuar se ndaj tij ka një masë aktive “arrest”, me kërkesë të Departamentit për Hetime, për veprën e kryer “rrezikimi i sigurisë së qarkullimit ajror”.

Sipas nenit 303 paragrafi 2 i Kodit Penal. Ai është ndaluar dhe i është dorëzuar punonjësve të policisë për veprime të mëtejshme./Alsat