Incidentet para ndeshjes Shkupi – Levski, arrestohen 9 tifozë bullgarë
9 tifozë bullgarë janë arrestuar në Shkup para fillimit të ndeshjes Shkupi- Levski.
Nga Ministria e Brendshme njoftuan se shtetasit bullgar janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësise publike.
Njësiti për ndërhyrje të shpejt ka ndaluar GB, Z.Z., V.D., G.K., B.A., V.J., I.K., D.P. dhe A.V.I., të gjithë shtetas bullgarë, të cilët prishën rendin dhe qetësinë publike duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve që po kryenin veprime zyrtare në stadiumin “Todor Proeski”, para fillimit të ndeshjes së raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës ndërmjet Shkupit dhe Levski Sofia”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia