May 19, 2024
Maqedoni

Imerlije Saliu, kandidatja e parë për deputete me mbulesë

Koalicioni opozitar VLEN ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Ajo që vihet re në njësinë zgjedhore numër 6, nga rradhët e AlternAtivës në listë për deputete, e 8-ta me rradhë figuron edhe Imerlije Saliu nga Gostivari, shkruan 3-shi.net.

E njëjta me shumë mundësi mund të jetë deputetja e parë me mbulesë në historinë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Të nderuar bashkëvendas të mi, vëllezër dhe motra, miq, shokë familjarë, mbështetës dhe aktivistë politikë,

Ndjehem e nderuar t’ju informoj që me propozimin e kryetarit të AlternAtivës z.Afrim Gashi dhe mbështetjen e kryesisë së AAA, zyrtarisht do të jem kandidate për deputete e teta në listën e koalicionit VLEN për zonën e gjashtë zgjedhore.

Duke falenderuar kryetarin Gashi për besimin e dhënë ndaj meje, besoj që mbështetja juaj në këto zgjedhje do të jetë forca ime që të jem zëri juaj për të ardhmen e këtij vendi.

8-Maji le të jetë dita kur do të vulosim ndryshimin!”,ka shkruar Imerlije Saliu.