Imeri sfidon Dautin: A mund ta mohoni se nuk e votuat rendin e ditës për “branitellat”…?
Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, përmes një postimi në rrjetet sociale ka sfiduar kolegën e saj nga “Fronti Evropian”, Ilire Dauti, duke e ftuar të tregojë publikisht dhe me fakte si kanë votuar, deputetët e Ahmetit dhe Selës, për rendin e ditës, për ligjin për “branitellat” në seancën e 143-të, më datë 28.02.2024.
“JU SFIDOJ
Deputetë te BDI se dhe te Seles ,dilni publikisht ME FAKTE ta mohoni se nuk e keni votuar rendin e dites qe ligji per “branitelat”,te hyje ne rend dite ne seancen e 143(pjesa e dyte) me date 28.02.2024,dhe do ju kerkoj falje publike!!
FAIR ENOUGH!”, ka shkruar deputetja e koalicionit VLEN Saranda Imeri.