Maqedoni

Imami nga Shkupi hoqi dorë nga islami, u rikthye sërish në fe: Tani jam më stabil shpirtërisht (VIDEO)

Zekirijia Idrizi, ishte imam por që e braktisi këtë profesion të tij.

Por tani ai i është rikthyer përsëri zanafillës së tij, njofton Klankosova.tv.

Idrizi thotë se ai është më stabil si shpirtërisht ashtu edhe mentalisht që nga rikthimi i tij në islam.

“Tani jam më stabil shpirtërisht dhe psikomentalisht pasi që jam kthyer në atë që kam kryer 14 vite studim e teologji”, u shpreh Idrizi në Kosova Today.