May 6, 2024
Kosovë

Imami kosovar “shpërthen” ndaj Big Brother: Mbajini familjet larg infektimit nga “Big Harami”

Imami i njohur nga Prishtina, Labinot Maliqi, së fundmi ka shpërndarë një deklaratë të tij dhënë rreth një vit më parë, ku kishte deklaruar se emisionet si BigBrother, jo vetëm që janë haram të shikohen, por sipas tij, është marre edhe me i përmend, shkruan Korrespodenti.

Ai, përmes një postimi në facebook, ka kërkuar që të mbahen larg nga infektimi i siç e quan ai “BigHarami”.
Labinot Maliqi

Mbajeni vetën dhe familjet tuaja larg infektimit nga BigHarami. ⛔️
“Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë).” | Kuran, 17:32 |