Ilire Dauti-ASH i përgjigjet Arbër Ademit: BDI bashkë me VMRO-në dhe Levicën kundër gjuhës shqipe (Video)
Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ilire Dauti i është përgjigjur kolegut të saj nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, për akuzat që ky i fundit i’a adresoi partisë opozitare shqiptare për pozitën e saj në Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Kumanovës. Zonja Dauti, ASH-ja dallon nga BDI-ja pasi, siç u shpreh ajo, gjatë qeverisjes së partisë së Ahmetit, shqiptarët janë poshtëruar, janë degraduar, diskriminuar dhe kjo parti asnjëherë nuk ka reflektuar. Tutje, ajo tha se BDI-ja akoma bashkëpunon me partitë maqedonase dhe kundërshton nismat e ASH-së për zbatimin e gjuhës shqipe dhe heqjen e termit 20% nga Kushtetuta.