Shqipëri

Ilir Meta: Malësia e Shqipërisë më e bukur se e Zvicrës e Austrisë (Video)

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qëndruar sot në Valbonë dhe me krenari ka shpërnda në rrjetet sociale videot e bëra në këtë pjesë të bukur të Shqipërisë, shkruan Lideri.mk.

Meta madje ka krahasuar bukuritë e kësaj ane me ato të Zvicrës e Austrisë.

“ Çfarë mrekullie të zgjohesh në Valbonë mes maleve, luleve dhe një natyre të mrekullueshme, sidomos tek hotel “Breezy”. Kaluar Zvicrës dhe Austrisë së bashku, në të gjitha drejtimet”, ka shkruar Meta.

Video në Link: https://www.facebook.com/share/v/2V2P18DeyVuu9wKS/?mibextid=iCjFHx

Në Valbonë ai ka takuar valltarin me nam, Deli Metaliaj.

“I lumtur të jem sot në Valbonë me legjendën e valles dardane, me kryeshqiponjën Deli Metaliaj.
Faleminderit për gjithçka ka bërë dhe vazhdon të bëjë për të mbrojtur dhe promovuar traditat e mrekullueshme të Malësisë së Gjakovës dhe mbarë trevave tona”, ka thënë Meta pas takimit me Metaliaj.

Video: https://www.facebook.com/share/v/ceLD6Gx8XWqkXLzd/?mibextid=iCjFHx

Si malësor tipik, ish presidenti i Shqipërisë në këtë ditë me vapë është zhytyr edhe në lumin Valbonë.

Video: https://www.facebook.com/share/v/2V2P18DeyVuu9wKS/?mibextid=WC7FNe