May 2, 2024
Lajmet e reja

Ilir Hasani nuk pret, i kthehet profesionit/FOTO

Ilir Hasani duket se nuk do të presë vendimin e Qeverisë për t’i shqyrtuar dorëheqjen në funksionin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Ai në profilin e tij, ka shpërndarë sot fotografi duke shoqëruar me mbishkrimin:

“U ktheva në punë”.

Kujtojmë se Hasani ditë më parë dha dorëheqje nga funksioni i zëvendësministrit të Shëndetësisë si akt përgjegjësie morale pas tragjedisë në Tetovë, ku nga zjarri që shkrumboi Qendrën Kovid, vdiqën 14 persona dhe u lënduan 12 të tjerë, transmeton TV21.

Qeveria ende nuk i ka shqyrtuar dorëheqjet, pasi po presin hetimet për shkaqet e zjarrit.