July 1, 2024
Maqedoni

Ilir Hasani: Kam punuar shumë në ngritjen e sasisë së personelit mjekësor, tani ka ardhur koha të flitet për cilësi

Mjeku Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA” u pyet se përse në sferën e shëndetësisë shqiptarët kanë prodhuar kuadro, dhe në sfera tjera jo edhe aq.

Hasani tha se nuk mund të kritikohen edhe sektorët tjerë, për shkak se edhe në sfera tjera, janë arritur suksese.
Hasani ka treguar se shqiptarëve më parë nuk u është dhënë mundësia, posaçërisht në sferën e shëndetësisë.
“Në nëntokë kam punuar shumë në ngritjen e sasisë së personelit mjekësor duke filluar nga Qendra Klinike Universitare por edhe më gjërë. Aty ku nuk ka sasi, vështirë mund të regrutosh kuadro kualitativ nëse nuk ke masë, dhe detyrat tona në periudhën pas marrëveshjes së Ohrit, kanë qenë të mbushen të gjitha institucionet sa më shumë me numër”, ka thënë Ilir Hasani.

Ai tha se sot kanë ardhur në një pikë ku duhet të flitet për cilësi.
“Dhe kuadrat tonë vërtetë kanë arritur në piedestal, por ka ende institucione ku ne nuk kemi asnjë të punësuar shqiptarë”, tha më tej Hasani.