May 11, 2024
Maqedoni

Ilir Hamiti posedon certifikatë të sigurisë të NATO-s, por Maqedonia nuk ia jep nënshtetësinë (Video)

Është i besueshëm për NATO-n, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut, Ilir Hamiti ende nuk merr përgjigje për shtetësinë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka denoncuar në Kuvend rastin e Ilir Hamitit i cili me vite plotëson kushtet për të marë nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut, por e tij për nënshtetësi refuzohet nga Agjencia e policisë sekrete me arsyetimin standard se rrezikon sigurinë e Maqedonisë së Veriut, shkruan Lideri.mk.

Që të jetë ironia më e madhe Ilir Hamiti punon për NATO-n në Kosovë dhe posedon certifikatën e sigurisë së NATO-s dhe kjo e bën edhe më absurd rastin e refuzimit të kerkeses së tij.

Deputetja Dauti ka kërkuar nga Ministri i Punëve të Brendshme që të ndikojë për zgjidhjen e këtij rasti./Lideri