Ilazi: Selim Ramadani, poeti që i dha shumë Tetovës dhe Prishtinës, por pak e kujtuam!
Fjalë rasti nga kryetari i Shoqatës OENEUM, Daim Ilazi, në homazhin për artistin Selim Ramadani në Tetovë
SA SHUMË I DHE TETOVËS E PRISHTINËS, SA PAK TË KUJTUAM O ARTIST I KOMBIT!!
Pas 50 vitesh të flasësh për një artist polivalent siç ishte Selim Ramadani i cili premtonte shumë e u shua si meteorë në moshën e rinisë.Çfarë talenti kishte,çfarë dikcioni, cfarë personaliteti e çfarë energjie positive posedonte.Madhështia e tij ishte modestia dhe dashuria e madhe ndaj artit skenik, ndaj letërsisë.Me kujtohet kur erdhi si vullnetar në Shoqërinë kulturore artistike Xheladin Zeqiri në Tetovë, të na pregatit dramën Cuca e maleve.Neve,shumica ishim nxenes te gjimnazit,do ishin student, do ishin arsimtar, 2, 3 muaj bëmë pregatitje intensive dhe ai vinte nga Prishtina çdo të shtune me vullnet të madh e dashamiresi të na pregatit për gara republikane në Manastir. Dhe falë mundit e angazhimit professional , i cili gjatë provave çdo aktor e kthente nga 5, 6 herë duke I përsërit lëvizjet, dikcionin, që të dalim sa më mirë.Dhe në at garë te madhe ku mernin pjesë shumë Teatro amatore maqedone nga disa qytete të Maqedonisë Veriut, ne ishim të vetmit shqiptarë dhe neve Jyri komisioni në atë Festival të vitin 1972 na dha çmimin e dytë.Ky ishte afirmim I Tetovës,kjo ishte meritë e Selimit. Neve tetovarëve po edhe prishtinalijve na ka marë malli për zërin e tij, per batutat e tij,per keshillat e për pozitivitetin e tij. Selimi ishte një nga të parët artiste tetovar që premtonte të bëhet ndër më të mëdhenjtë,ndoshta do kishim një Bekim Fehmiu tetovar ose nje Aleksander Moisiu, por vdekja e pamëshirshme e mori para kohe,në lule të rinisë.Ky homazh shumë i vonur, po,më mirë vonë se kurrë, Po mirë që Zonja Hasije, motra e tij ,ish kolegia ime, na mblodhi dhe ka bërë këtë veprim fisnik për vëllaun e saj, mirëpo një vet kritikë, një homazh të tillë duheshte shumë vite përpara ta organizonte Teatri I Kosovës ku ka luajt me vite Selimi ose Tetari I Shkupit ,bile para duheshte ta bën teatri I Tetovë,po nejse, neve jemi mesuar ti harojme e ti kujtojmë figurat markante ,ne jemi popull i vogël dhe është mëkat I madh kur I harojmë do figura të mëdha që i kemi. Si kryetar i Shoqatës shkrimtarëve Oeneum, zonjës Hasije i dorëzoj këtë Mirënjëhje post mortem për Artistin e kombit Selim Ramadani që aq shumë e deshti Prishtinën kreshnike dhe Tetovën bujare që gati gjys shekulli e lan në haresë. Kam një propozim për Komunën tonë që Teatri I Tetovës i cili ende është pa emër ta mban emrin e këtij Ylli polar Selim Ramadani dhe një rrugë të qytetit tonë që ai shumë e deshti. Pusho në amshim në pallatin e ëndrrave të tua Selim maestro.FLM