May 5, 2024
Maqedoni

Idriz Sinani nderohet me Mirënjohje nga Balli Kombëtar

Ne Kongresin e VII te Ballit Kombetar, Idriz Sinani nga Shkupi u nderua me Mirënjohje. Ai pati edhe një fjalim, te cilin mund ta lexoni me poshtë.

Përshëndetje vëllezër e motra, e nderuara kryesi e Ballit Kombëtar, i nderuar Selmon Berisha, me lejoni të Ju përshëndes, në emrin tim dhe delegacionit nga Ilirida, po edhe familjeve të martirëve dhe dëshmorëve të Ballit Kombëtar nga Koha e Sul Hotlës, Xhemw Gostivarit, Kadri Bajramit e Hetë Kokës e deri më sot.

Të nderuar, ne sot jemi ketu per te ju treguar te tjereve, po edhe politikwbërsve shqiptarë se njerëzit qw mbajtën gjallë kauzën Kombëtare dhe ranë për ne, ne do ti nderojmë dhe amanetin e tyre do ta përcjellim brez pas brezi, deri sa ta realizojmë atë për cka u flijuan, sakrifikuan po e dhanë edhe jetën e tyre.

Të nderuar sot nuk do shume studim, cdo gjë po shitet, në emër të kauzës Kombëtare, po pse jo, cdo gjë që është shqiptare po degradohet, ku pasojat po bien mbi popullin shqiptar, ngase politika është e korruptuar skajshmërisht, hajnat tregtuan cdo gjë si traditën, kulturën, arsimin, biznesin, ekonominë, pronën e shtetit e dëmtuan dhe e përvetësuan dhe po detyrojnë rininë, popullatën kudo në trojet etnike të migrojë nw Evropë e botë deri në Amerikë e Australi.

Edhe pse nw trojet shqiptare jashta shtetit amë patëm tri lufta dhe gjitha ato lufta kishin për qëllim Bashkimin Kombëtar si në Kosovë 1998/9, nw Kosovën Lindore 2000 dhe në Iliridën-Dardane 2001, por ky qëllim është duke u tjetersuar dhe sot, jemi ende më të ndarë, kemi shumë të burgosur politikë, kemi shumê tê vrarë e burgosur ushtarë të UCK-së, kemi edhe shumw raste tw montuara që shumica e tyre me burgje tw perjetshme, vetëm e vetëm pse nuk donin të tradhëtonin idealin për të cilin luftuan.

Të nderuar, ne familjarët, pasardhësit, anëtarët e Ballistëve sic na quajtën për vite, kurrën e kurrës nuk do ta lwshojmë rrugën e tyre deri sa amanetin e tyre ta cojmë në vend, Bashkimin e trojeve Natyrale të Shqipwrisë.

Rruga e Bashkimit Kombetar do tw vazhdojë duke filluar nga lirimi i te burgosurëve kudo që gjenden ata, andaj edhe nje herw duke ju pershendetur, shpresojmë se do te arrijmë qwllimin tonw, pa marrw parasysh sakrificat, ne rrugëtimin e bashkimit kombëtar.

Rroftë Bashkimi Kombëtar, rrofté Shqipëria Natyrale për jetë e mot. Me respekt Idriz Sinani