Maqedoni

Ibrahimi: takim vëllazëror me ambasadorin e Kosovës, do të ofrojmë mbështetje drejt BE-së dhe NATO-s

Kryetari i Alternatives, Zeqirija Ibrahimi, ka ndarë me publikun takimin e tij siç e cilëson vëllazëror me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, me çka ka treguar se kanë biseduar për procesin më të rëndësishëm për dyja vendet dhe rajonin.

“Sot, së bashku me Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezin, e mirëpritëm në takim vëllazëror ambasadorin e Kosovës, SH.T. Florian Qehaja. Diskutuam për procesin eurointegrues, përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në ekzekutiv dhe forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore me Kosovën. Ritheksova përkushtimin tonë për ta mbështetur Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si garanci për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka shkruar kryetari i Alternatives, Zeqirija Ibrahimi.