June 16, 2024
Opinion

Ibrahimi: Rroga e ministrit pa “hedije” 2.000 euro, e punëtorët shkencorë të poshtëruar!

Zeqirija Ibrahimi

Dje ministri i Financave paska thënë se rroga e tij ka arritur mbi 2000 EUR. Kjo është vetëm rroga, pa i llogaritur “hedijet”.
Sidoqoftë, pyetja ime është: a e di ministri i Financave se sa e kanë rrogën punëtorët shkencorë të këtij vendi? Si ndjehet ai kur një punëtor shkencor, të cilit i duhen 10-15 vjet angazhim shkencor për t’i bërë titujt e nevojshëm, në fund duhet të përfundojë në gjendje të poshtëruar dhe të lutet për rrogën që e meriton? Sepse, edhe kur rritet rroga minimale, edhe kur rriten rrogat e arsimit të lartë, edhe kur shpenzimet dyfishohen, rroga e hulumtuesit shkencor mbetet njësoj.
Pse e lejon këtë ministri i Financave?
Pse ky diskriminim e ky poshtërim i shkencës dhe i punëtorit shkencor?