May 3, 2024
Maqedoni

Ibrahimi: Nuk përjashtohet tu themi “ditën e mirë” atyre që nuk respektojnë marrëveshjet

AlternAtivA nuk e përjashton mundësinë të dalë nga Qeveria, nëse LSDM dhe BDI nuk e respektojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në TV21. Ai shpjegoi se LSDM dhe BDI tashmë po dëshmohen si mosrespektues të marrëveshjeve për bashkëqeverisje, si me ASh-në në vitin 2017, kur i morën Ministrinë e Shëndetësisë, ashtu edhe me Alternativën së fundmi.

“Shkelja e marrëveshjeve për bashkëqeverisje tashmë nuk është variabël, por është konstante. Cila parti shqiptare mund të ju besojë më këtyre”, tha Ibrahimi.

I pyetur se pse në rast të tillë nuk i thonë “ditën e mirë” kësaj qeverie, Ibrahimi tha se as kjo nuk përjashtohet si mundësi.

“Nuk përjashtohet as kjo, asgjë nuk përjashtohet si mundësi. Ajo është çështje që do të mblidhen organet partiake dhe ta vendosin”, theksoi Ibrahimi.