Maqedoni

I riu nga Maqedonia tentoi djegien e flamurit të Shqipërisë, Prokuroria kërkon paraburgim për të njëjtin

Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgim për një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ka tentuar të djeg flamurin kombtar të Shqipërisë, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se është hapur procedurë ndaj të njëjtit për shkeje të nenit 319 nga Kodi penal.

“Më datë 12.02.2024, në orët e mbrëmjes, i dyshuari ka tentuar të djegë flamurin kombëtar shqiptar, me ç’rast është vërejtur dhe penguar nga punonjësit e policisë të cilët e kanë ndaluar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.