Maqedoni

I ndërroi jetë nëna, nuk e lirojnë për varrim Irfanin e dënuar me “Grupin e Kumanovës”

Irfan Luftiu është njëri nga të dënuarit e rastit të “Lagjes së Trimave” në Kumanovë, të cilit i ka vdekur nëna, por autoritetet e burgut nuk e liruan për varrimin e saj.

Familjarë të tij thonë për INA se Irfani padrejtësisht është dënuar sepse ai ishte civil me profesion berber e që as nuk ishte pjesë e Grupit të Kumanovës në ngjarjet e 9 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Ata thonë se këtyre ditëve i vdiq nëna në Gjermani dhe është sjell në vendlindje për tu varrosur, por Irfani si një djal i saj nuk u lirua nga burgu për të marr pjesë në varrimin e saj.

“Nuk është e drejt, dikush blen drejtësinë me miliona euro, e dikush është viktimë”, thonë familjarë të tij.

Irfan Lutfiu është i dënuar me 14 vjet burg për vepër penale “ter rorizëm”, edhe pse ai nuk ka pasur të veshur uniformë ushtarake, nuk ka përdorur armë kundrejt forcave policore më 9 maj të vitit 2015. Ai u arrestua në shtëpinë e tij, ku ishte me babain.(INA)