I moshuari në shtëpinë e pleqve në Shkup sulmon një grua
Me datë 08.03.2024, D.S.(54) nga Shkupi ka raportuar në SPB Shkup se me datë 07.03.2024 rreth orës 06:40, derisa ishte duke kryer detyrat e punës në Shtëpinë e të Moshuarve në fshatin Katllanovë-Shkup, është sulmuar fizikisht nga Z. M., i cili ka qëndruar në shtëpi, transmeton Lideri.mk.
“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB duke mos dhënë informata shtesë./Lideri