May 3, 2024
Kosovë

I “forti” i Kosovës me të “fortin” e Ukrainës: Kurti shtrëngoi duart me Zelenskyn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video të shkurtër ku shihet duke shtrënguar duart me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.

Kurti po qëndron në Greqi me ftesë të homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Ai mbrëmë mori pjesë edhe në darkën informale të shtruar për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë që takimi është zhvilluar pa prezencën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili nuk ishte ftuar në këtë darkë.