September 16, 2024
Maqedoni

I doli flaka një kazinoje në Tetovë

Një kazino është përfshirë nga flakët në Tetovë, ndërsa nuk ka persona të lënduar nga zjarri, thonë nga SPB Tetovë.

“Më datë 07.07.2024 në ora 12:15 në SPB-Tetovë është raportuar se rreth orës 11:30 në rrugën ,,133” në Tetovë është përhapur zjarr në një kazino në pronësi të S.M. (28) nga TetovaNuk ka persona të lënduar, ndërsa nga zjarri është shkaktuar dëmtim i automjetit të pasagjerëve ,,Polo” me targa të Tetovës, në pronësi të N.K.T (44) nga Tetova. Zjarri është shuar me ndërhyrjen e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Tetovës. Inspektimin në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë”, thonë nga policia.