Kolumna

I çuditshmi, arroganti dhe perversi narcisist Edi Rama

Ekrem Krasniqi
Edi Rama po nënshkruan gjithçka që i propozoi deri më tash Aleksandar Vuçiçi, ndërsa i tha JO propozimit të Albin Kurtit për SEFTA.

E quajtën Mini-Schengen së pari, e sot ia ndërruan emrin në « Ballkani i Hapur » edhe pse në të ndodhen vetëm 3 shtete e nuk ndodhen Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi.

Nuk i ka mbetur tjetër Edi Ramës, pos t’ia nënshkruajë Vuçiçit në të ardhmen edhe një federatë apo konfederatë, një shtet të përbashkët midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Me këtë njeri të çuditshëm në krye të Shqipërisë, gjithçka është e mundur në emër të Shqipërisë.

Në vitin 1945, serbët i patën propozuar Shqipërisë që të bëhet pjesë e Jugosllavisë…

Shpresoj që Vuçiçi nuk e ka në plan një ide të këtillë, sepse Rama mund të na befasoi me vendimin e tij, siç na befasoi deri më tash.

(Ekrem Krasniqi, 29 Korrik 2011)