Maqedoni

Hoxha: Qeveria miratoi masat e reja, në fokus mbetet shëndeti i qytetarëve

Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria i miratoi masat e reja, protokollet dhe rekomandimet të cilat janë në fuqi që nga dita e sotme.

“Obliguese , pavarësisht nga kapaciteti i objektit, i vogël apo i madh – për të hyrë në restorant, bastore dhe kazino, si dhe për të hyrë në koncerte, dasma, ngjarje sportive dhe në përgjithësi për të gjitha ngjarjet e organizuara në ambient të hapur, por edhe për të hyrë në qendrat tregtare që janë të mbyllura, do të duhet të tregohet: certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18 vjeçare”, tha zëdhënësi Hoxha, sipas të cilit në të gjitha objektet hotelierike, kafenetë dhe baret ku kapaciteti është më i madh se 30 vizitorë është e detyrueshme të krijohet një shërbim sigurie nga subjekti juridik për kontrollin dhe zbatimin e masës. Ndërsa për ato me kapacitet më të vogël se 30 persona, kontrolli është detyrim i personave të punësuar në mënyrë të rregullt.