Hoxha: Edhe nëse Besa mbetet, unë nuk do të jem më ministër në qeveri me BDI-në
Shkup, 5 nëntor – Sekretari i përgjithshëm I Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, njoftoi se kjo parti sot dhe nesër do të bëjë konsultime brenda partiake, pas të cilave do të vendosë se si do të veproj pas vendimit për përsëritje të zgjedhjeve në një vendvotim në komunën e Zhelinës.
Hoxha shprehi dyshime se si është e mundur që zgjedhjet të përsëriten pikërisht në vendvotim ku ka votuar kandidati i BDI-së dhe ku BDI ka dyfish më shumë vota.
“Në kohën kur Lvizja Besa po bën kthim të fuqishëm në skenën politike, BDI po përdor metoda kriminele”, deklaroi Hoxh, raporton Zhurnal.
Ai në mënyrë indirekte bëri të ditur se Besa nuk do të vazhdojë më koalicionin me BDI-në, duke thënë se nuk do të qëndrojnë më në një tavolinë me ata që shtrembërojnë demokracinë dhe vullnetin e popullit, për çka paraprakisht akuzoi BDI-në.
“Së paku unë si ministër e kam vështirë të vazhdojë me ato struktura”, ka theksuar Hoxha. Ai tha parregullsia e shënuar në vendvotimin në Zhelinë ka qenë e kurdisur me BDI-në dhe se të njëjtat parregullsi janë bë edhe në vendvotime tjera.
“Edhe nëse partia vazhdon të mbetet në qeverisje,unë nuk do të jem në atë qeveri”, shtoi Hoxha.