Horror i ri në Serbi, vritet një familje ruse
Në një banesë në Pançevë afër Beogradit mbrëmë rreth mesnatës janë gjetur tre anëtarë të vdekur të një familjeje ruse. Sipas informacioneve fillestare, një burrë në moshë mesatare ka vrarë me një mjet të mprehtë gruan (50) dhe fëmijën (9) dhe më pas është vetëvarur.
Mediat serbe bëjnë të ditur se ata janë shtetas rusë. Familja u shpërngul në Pançevë vitin e kaluar dhe ata kishin leje qëndrimi dhe viza të rregulluara. Miqtë e tyre, gjithashtu shtetas rusë, raportuan në polici se familja në fjalë nuk po u përgjigjej thirrjeve të tyre.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim nga ajo familje dhe nga lagjja për shkak të mosmarrëveshjeve apo zhurmës, raportojnë mediat serbe.